Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë po qëndrojnë edhe sonte në Trepçë.
RTK mëson nga burimet se është arritur marrëveshja me sindikatën e minatorëve.
Përfaqësues të sindikatës kanë shkuar para pak minutash me një marrëveshje të nënshkruar për t’ua lexuar minatorëve.
Pas pak minatorët pritet të dalin nga nëntoka pas dhjetë ditësh grevë.