Ka ndërruar jetë njëri nga luftëtarët e shquar të UÇK-së në zonën e Drenicës, Mehdi Berisha, nga fshati Vasilevë e Komunës së Drenasit.
Ai ishte në vijën e frontit që nga ditët e para në luftën kundër armikut duke qëndruar storik deri në çlirimin e vendit.
Baci Med, qysh e thërrisnin të gjithë, ishte njeri i dashur, i hareshëm dhe ishe i gatshëm për t’i ndihmuar të gjithë. Ai i doli zot atdheut kur u deshtë me së shumti.