E martë, 19 Nëntor, 2024

Ndërron jetë në QKUK gruaja që u tërhoq zvarrë nga një veturë pak ditë më parë në Prizren

Një aksident në trafik që ndodhi të dielën në rrugën ‘Zenun Çoçaj’ në Prizren e kishte lënë të lënduar rëndë një grua, e cila dyshohet se u tërhoq zvarrë për disa metra nga vetura që u godit. E njëjta u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ajo nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Fatime Çoçaj, 51-vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, të cilët kanë bërë me dije se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Lidhur me rastin më 27.07.2023 është raportuar se viktima femer kosovare e cila ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë . Në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML – Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, i dyshuari është identifikuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer