Ka ndërruar jetë profesori dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Shishani, nga fshati Dobroshec e Komunës së Drenasit, shkruan rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjaret e tij përmes rrjetit social facebook.
Profesor Fadili ishte një figurë e shquar në edukim dhe njëherit edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontribut të madh për atdheun dhe brezat e rinj.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, më 18.03.2025, ndërroi jetë veterani i arsimit, Prof. Fadil (Smajl) Shishani. Për kohën e varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e familjes.