E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Pas një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta Valdete Rexhepi- Dobra

Ka ndërruar jetë specialistja e ortodncisë Valdete Rexhepi-Dobra.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj Fisnik Dobra përmes një njoftimi në Facebook.

“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë nëna, bashkëshortja, vajza, motra, familjarja jonë, Valdete Rexhepi – Dobra”, ka shkruar ai.

Varrimi i të ndjerës është bërë dje pasdite në ora 17:00 në varrezat e Prishtinës- Dragodan.

Për vdekjen e Rexhepi-Dobrës ka njoftuar dhe ka shprehur ngushëllime edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta në moshën 44 vjeçare pas një sëmundje të rëndë të koleges sonë Dr. Valdete Rexhepi Dobra – Specialiste e Ortodoncisë. Në këto momente të vështira për familjen, Oda e Stomatologëve të Kosovës duke vlerësuar karakterin e saj bashkëpunues, të ngrohtë e të komunikueshëm , në emër të të gjithë kolegëve stomatolog shpreh ngushëllimet e saja të sinqerta familjes, të afërmëve, miqëve dhe gjithë atyre që njohën kolegen Dr. Valdete Rexhepi Dobra. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në komunikatën e OSK-së. /Gazeta Shneta/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer