Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka theksuar se partia e tij është e fokusuar në krijimin e një qeverie të re për vendin.
Gjatë një paraqitje në “Pressing”, Gruda theksoi dy parime kyçe që do të udhëheqin negociatat për formimin e qeverisë së re.
Sipas tij, opozita duhet të bashkëpunojë në bazë të një agjende të përbashkët politike, e cila nuk nënkupton nënshtrim, por respektim të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Ne do ta ndërtojmë një agjendë të përbashkët politike të opozitës e cila nuk nënkupton me nënshtru kërkon, por bazohet në dy parime. Negocimi, e para në nevojën imediate të Kosovës me ndërru Qeverinë dhe në respektimin e vullnetit politik të dalur nga vullneti i 9 Shkurtit. Këto do jenë princimet e negocimit, nënkuptojnë që të parin kandidat e propozon VV-ja, të dytin e propozon i dyti- jemi ne në radhë. Por, jemi të hapur me u ulë dhe me negociu, nëse kjo partnerëve tanë opozitarë ju duket shumë ka plotë pozicione të tjera të cilat mund të negociohen” – tha ai.