Kryetari i listes “IDEAL”, Nuredin Lushtaku, përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka akuzuar institucionet lokale për heshtjen karshi problemeve me të cilat po ballafaqohet ky qytet, shkruan portali rajoni.org.
Lidhur me “ndertimin e rrezikshme”, Lushtaku ka thënë se ai dhe ekipa e tij i janë drejtuar policisë së Kosovës stacionit në Skënderaj me një shkresë më të cilën sipas tyre kanë paraqitur shqetësimet e tyrë mbi pretendimet për shkatërrimin, dëmtimin dhe ozurpimin e pronës publike përkatësisht “shëmbjen dhe mbylljen e rrugës Emin Lati” dhe “shëmbjen e oborrit të qerdhës publike e cila gjendet mbi SHMF Shaban Jashari”.
Postimi i plotë:
Institucionet komunale të heshtura karrshi dëmtimit të pronës publike dhe rrezikimit të jetës së qytetarëve “Shembja e oborrit të Qerdhes dhe shembja e tërsishme e rrugës ‘Emin Lati’ në Skënderaj”
Para disa dite ju kemi drejtuar policisë së Kosovës stacionit në Skënderaj me një shkresë më të cilën kemi paraqitur shqetësimet tona mbi shkatërrimin, dëmtimin dhe ozurpimin e pronës publike përkatësisht “shëmbjen dhe mbylljen e rrugës Emin Lati” dhe “shëmbjen e oborrit të qerdhës publike e cila gjendet mbi SHMF Shaban Jashari”.
Edhe pas ankeses tonë drejtuar Policisë së Kosovës Stacionit Policor në Skënderaj ende kompania në fjalë vazhdon të punojë me aprovimin e udhëheqësisë Komunale dhe strukturave të saj gjegjëse pa asnjë pengesë.
Është absurditet i madh se çfarë arsyetime jep “Kryetari” i Komunës së Skënderajt dhe si i del në mbrojtje kompanisë në fjalë si të jetë pronar i saj. Gjoja se paska qenë e vendosur aty një fabrikë e tullave në kohën e ish Jugosllavisë prandaj ka ndodhur shembja e dheut dhe e rruges!
Mirë e dinë i madh e i vogel në Skënderaj se në këto prona kanë qenë të ndërtuara shtëpi banimi për shumë vite dhe kurr nuk ka pasur asnjë problem në shembjen e rrugës apo oborrit të qerdhes publike, mirëpo e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e punimeve të Operatorit Ekonomik të afërt më pushtetin.
Ju kujtojmë se paria Komunale nuk është duke zbatuar as aktet ligjore të cilat i miraton vetë e lëre më ligjet tjera sepse deri me tani nuk ka ndërmarrur asnjë hap ndëshkimor ndaj operatorit ekonomik i cili e ka shkaktuar këtë dëmtim kaq të madh të pronës publike. Madje nga ekzekutivi në mbledhjen e asamblesë komunale është pranuar se ata kanë bërë marrëveshje gjentellmene me operatorin ekonomik pa u mbështetur në asnjë ligj dhe rregullore të aplikueshme.
Po jua japim vetëm disa shembuj në sa nene dhe në sa pika e kanë shkelur Rregulloren Komunale Për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba, të cilën e kanë miratuar vetë. Inspektorati komunal do të duhej t’i shqiptonte disa gjoba Operatorit Ekonomik dhe ndërprejen e punimeve deri në kthimin e pronës në gjëndjen e mëparshme dhe gjobitjen sipas: Nenit 12, pika 12.6, Nenit 13 etj.
Pra këtu kemi të bëjmë me: Dëmtim dhe shkatërrim të tërsishëm të pronës publike, Ozurpim, Bllokim të Banorëve, mos veprim nga organet komunale etj. dhe pas gjithë këtyre ne kërkojmë nga organet përgjegjëse duke filluar nga Prokuroria, Krimet Ekonomike, Policia dhe organet tjera përgjegjëse që të merren me këtë rast seriozisht.
NL