Monday, May 19, 2025

Ndërtimi i “sheshit”, Komuna Malishevës jep tender njëburimor për punë shtesë (Dokument)

Komuna e Malishevës ka dhënë një tjetër tender për ndërtimin e sheshit sëbashku me nënkalimin dhe parkingu nëntoksor. Vlera e kontratës së re, e cila është dhënë për punë shtesë e me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, është 823,500 mijë euro, shkruan rajoni.org.

Me kontratë është shpërblyer konsorciumi “B famis SH.P.K; Best Company SH.P.K.;
Companya Eskavatori”.

Ndërtimi i sheshit sëbashku me nënkalimet dhe parkingun nëntoksor ka filluar në janar të vitit 2023.

Vlera e kontratës për ndërtimin e kësaj rruge – Pjesa e parë, është 8 milionë e 277 mijë e 887 euro, me të cilën është shpërblyer konsorciumi që do t’i kryejë edhe punët shtesë.

Përfundimi i punëve në këtë pjesë të rrugës është paraparë të bëhet me 16 janar 2026./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer