Ndërtimtaria në Kosovë, mund të jetë sektori më i lehtë për t’u punësuar, por vazhdon të jetë vendi i punës më i rrezikshëm, shkruan portali rajoni.org.
Kushtet e mira dhe siguria në punë mbesin akoma “lakmi” e një numri të madh të punëtorëve. Kjo për shkak të moskujdesit të punëdhënësve por edhe të punëtorëve.
Pavarësisht inspektimeve të shumta, ende ky sektor mbetet më i pasigurtë për punëtorët.
Në një video të derguara në redaksin e portalit rajoni.org, shihet teksa disa punëtor në punishtën e kompanisë “Syla Group” pa asnjë masë sigurie, intervenojnë në struktur të objektit në katin e fundit.
Kujtojmë që tre muaj me parë kjo kompani në emër të bamirësisë kishte njoftuar do të ndërtojë xhami të re në qytetin e Skenderajt.