E premte, 27 Shtator, 2024

Ndeshje e KURDISUR!? Reagimi i portierit të Dukagjinit te goli i Ferizajt bëhet viral në rrjetet sociale

Ka përfunduar në mënyrë të çuditshme sezoni 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizaj arriti fitore në sekondat e fundit të ndeshjes 2:1 ndaj Dukagjinit, duke mbetur në pozitën e tetë që dërgon në barazh dhe duke i ikur rënies nga liga.

Ishte Bujar Shabani i cili kaloi vendasit në epërsi, para se Dukagjini të barazonte shifrat.

Krejt në fund të ndeshjes, Astrit Fazliu realizoi me kokë në minutën e 104-të, pas një reagimi shumë të dobët të portierit të Dukagjinit.

Në këtë takim u dhanë plot 17 minuta lojë shtesë.

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer