E martë, 19 Nëntor, 2024

Ndodhë edhe kjo: Burri i kërkon ish-gruas ta lë punën, flet me shefin e saj që ta largojë

Xhelozia e dyshimet për tradhti shpesh bëhen shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një Mitrovicë, por këtë herë janë të përfshirë një çift që tashmë kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me kanosje nga ish-bashkëshorti i saj.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ashtu që i dyshuari i ka kërkuar asaj që ta la punën ku është e punësuar e madje edhe shefit të saj i ka bërë kërkesë që ta pushojë atë nga puna.

Bazuar në dëshminë e gruas, ish-burri i saj e ka paralajmëruar se nëse nuk vepron siç thotë ai, do ta pësojë keq.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të raportojë rastin në Polici, para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme që të arrestohet i dyshuari.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer