E enjte, 14 Nëntor, 2024

Edhe pse njëri nga ta po ia sheh sherrin në Hagë, Lladrovci: Më 2 prill, të dëshmojmë se udhëheqësit tanë nuk janë vetëm as kurrë nuk do të jenë të vetëm

Para pak ditësh hetuesit e Prokurorisë së Specializuar në Hagë e kanë ballafaquar Hashim Thaçin me pretendimet se është shantazhuar nga Ramiz Lladrovci në lidhje me rastin e vrasjes së Beadin Allaqit. Ata janë interesuar për tri letrat që kryetari i Komunës së Drenasit ia kishte dërguar Thaçit më 2003.

Megjithatë sot nëpërmjetë rrjetit social kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi” që do të mbahet më 2 Prill, në shenjë solidarizimi me ish udhëheqësit e UÇK-së dhe shtetit të Kosovës.

“Le të jetë Marsh që shënon dhe manifeston fuqinë e lirisë tonë në përkrahje të liderëve tanë, të liderëve të Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Më 2 Prill, ftoj qytetarët e komunës së Drenasit dhe të gjithë ata që e duan Kosovën, të jenë të pranishëm në “Marshin për Drejtësi”, në Prishtinë.
Ky Marsh, le të jetë solidaritet me udhëheqësit tanë, për të treguar se nuk janë vetëm, as kurrë nuk do të jenë të vetëm.
Le të jetë Marsh që shënon histori për drejtësi, çfarë nuk është parë deri sot në Republikën tonë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer