Saturday, February 21, 2026

“Ndryshoj arsyjet e eliminimit”, Tenderi 108 mije eurosh në Vushtrri: Operatori Ekonomik dorëzon ankesë e dytë në OSHP

Kompania Pro Medical shpk ka dorëzuar ankesë e dytë në OSHP kundër vendimeve të Komuna e Vushtrrisë, lidhur me tenderin për servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore për nevojat e QKMF ‘Dr. Safet Idrizi’, me vlerë të parashikuar 108,000€, shkruan rajoni.org.

Screenshot

Sipas kompanisë, ankesa e parë ishte miratuar nga OSHP dhe lënda ishte kthyer për rivlerësim. Por gjatë rivlerësimit, komuna ka ndryshuar arsyet e eliminimit dhe ka anuluar përsëri aktivitetin e prokurimit.

Pro Medical pretendon se komuna nuk ka zbatuar rregullat e prokurimit publik, sidomos nenin që e obligon autoritetin kontraktues të kërkojë zgjatjen e vlefshmërisë së ofertave dhe sigurimit të tenderit. Sipas tyre, kjo kërkesë nuk është bërë fare, edhe pse ligji e kërkon qartë.

Kompania thotë se vetë ka vepruar me kohë dhe në mënyrë vullnetare për ta zgjatur vlefshmërinë e ofertës dhe sigurimin, por përkundër kësaj është eliminuar. Sipas saj, nuk mund të penalizohet operatori ekonomik për mosveprime të autoritetit kontraktues.

Në ankesë theksohet se pezullimi i procedurës gjatë shqyrtimit në OSHP nuk e liron komunën nga detyrimi për të kërkuar zgjatjen e ofertave. Kompania e quan të pabazuar arsyetimin e komunës se nuk ka pasur kompetencë për veprime gjatë kësaj periudhe.

Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer