Duke shfrytëzuar situatën që është krijuar në pjesën veriore të komunës së Kosovës dhe fokusin e organeve tona të rendit në atë pjesë të Kosovës, disa persona të pandërgjegjshëm, “gjuetarë“ po shkatërrojnë me të madhe fondin e kafsheve të egra në rajonin e rezervatit Dubuqak.
Kjo dukuri po është shumë e theksuar pas largimit të rojeve serbe të këtij rezervati, raporton portali Rajoni. org.
Në këtë shkatërrim po marrin pjesë pothuajse gjuetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Kështu tre rojtarët shqiptarë, që kanë mbetur aty përballjen me këta njerëz po e kanë shumë sfiduese.
Polica e Kosovës kohë më parë kishte njoftuar se në këtë anë ka pasur një tentimvrasje mes këtyre njerëzve dhe rojeve të pyllit, mirëpo as pas këtij rasti nuk ka pasur ndalim të kësaj dukurie.
Burime të Rajonit nga ky rezervat kanë thënë se fauna e këtij rezervati pothuajse është shkatërruar tërësisht, gjë që nuk mbahet mend të ketë ndodhur më parë.