Tuesday, May 13, 2025

Në emër të ‘interesit të përgjithshëm’, Komuna e Mitrovicës veriore në prag të pazarit me prona oligarkun kontravers nga Shqipëria?! (Dokument)

Kuvendi Komunal i Mitrovicës veriore sot mbajti një seancë të jashtëzakonshme, ku pikë e vetme e rendit të ditë ishte “Shpallja me interes të përgjithshëm publik e pronës për Ndërtim të Çerdhes për fëmijë’.

Seanca fillisht ishte paraparë të mbahet dje, por për shkak të mungesës së kuorumit është shtyer për sot, ku edhe u votua me shumicë votash kjo pikë e rendit të ditës, që në shikim të parë le të nënkuptohet se është ekskluzivisht e dedikuar vetëm për interes publik, raporton Veriu.info.

Edhe pse ishte propozues i këtij vendimi, në këtë seancë nuk mori pjesë Kryetari i Mitrovicës veriore, Erden Atiq, për çka u kritikua nga Zëvëndës-Kryesuedi i Kuvendit Komnunal, Skender Sadiku, me fjalimin e të cilit u pajtua edhe Kryesuesi Nexhat Uglanin.

Burime të Veriu.info nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës veriore bëjnë të ditur se arsyeja e mos-pjesëmarrjes së një pjese të madhe të asamblistëve në këtë seancë, ka të bëjë me dyshimet për dallavere me prona publike në emër të këtij projekti.

“Po përgatitet terreni për pazare të mëdha në mes të personave të fuqishëm në udhëheqjen komunale dhe biznesmenëve nga Shqipëria dhe Mitrovica jugore në emër të interesit publik. Si është e mundur që një kompani nga Shqipëri të vjen dhe blej pronë në Mitrovicën e veriut para pak kohësh dhe pikërisht prona e tyre të shpallet zonë me interes të përgjithshëm?”, tha një asamblist për Veriu.info në kushte anonimiteti.

Foto: Zona që u shpall me interes të përgjithshëm

Nga propizim-vendimi që sot kryetari Erden Atiq kishte dërguar në Kuvend Komunal për miratim, shihet prona private që u miratua të shpallet në interes të përgjithshëm është në pronësi të Enver Aliu dhe Kompanisë së sigurimeve “Eurosig” Sh.A. nga Shqipëria.

Shpallja e këtyre pronave me interes të përgjithshëm nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës veriore me vendimin e sotëm, i jep mundësi komunës që të bëjë shpronësimin e tyre, që praktikisht i bie blerjen e tyre nga Enver Aliu dhe Kompanisë së sigurimeve “Eurosig” Sh.A.

Përveç shpronësimit/blerjes, Komuna ka mundësi që të hyj në procesin e këmbimit, që i bie se komuna i jep një pronë të saj pronarëve privat, ndërsa ata i japin pronën në zonën me interes të përgjithshëm.

Kush është kompania “Eurosig” Sh.A. që bleu pronë në zonën e Mitrovicës veriore, ku komuna pikërisht aty vendosi ta shpallë zonë me interes, që ngjallë dyshime se ka qenë proces i parapërgatitur?

Nga të dhënat që gjenden në Agjencin për Regjistrimin e Bizneseve, Kompania e Sigurimeve EUROSIG Sh.A. është e regjistruar në Kosovë në vitin 2003, ku 100% të aksioneve të saj i ka në pronësi Shoqëria ”EUROSIG” Sh.A.

Nga të dhënat që gjendet në “OpenCorporates.al”, shihet se aksionarë të Shoqërisë ”EUROSIG” Sh.A. janë: Kadri Morinaj (58.21%), EURO-ALB-EA (25.69), Xhevdet Morina (15.82%) dhe Ylli Merkaj (0.285).

Aksionari më i madh i ”EUROSIG” Sh.A. del të jetë Kadri Morinaj, i cili është një biznesmen kontravers, pasi që kishte falimentuar njërën prej kompanive më të mëdha në Kosovë në fushën e sigurimeve, INSIG-un, duke lënë pas vetes 7.4 milionë borxhe./Veriu.info

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer