Sunday, September 14, 2025

Në Gllanasellë e Çikatovë të Vjetër, Ramiz Lladrovci: Qytetarët e Drenasit votojnë për vepra, jo për premtime boshe

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar fushatën zgjedhore me takime në Gllanasellë dhe Çikatovë të Vjetër, ku prezantoi pikat kryesore të programit të tij politik, shkruan rajoni.org.

Ai potencoi se numri 101 është numri i fitores, ndërsa theksoi se qeverisja e tij synon zhvillim, mirëqenie dhe perspektivë për komunën.

Postimi:

Në vendlindjen time, në Gllanasellën e Drenicës e cila ndër breza lindi e rriti atdhetar të përmasave kombëtare, bashkë me dr. Ardian Nikën dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës, prezantuam disa pika të platformës zgjedhore “Për Drenasin Kampion”

Në pika të shkurtëra po ashtu diskutova pse ta votojmë numrin 101, numrin e fitores.

Qytetarët e Drenasit, janë qytetarë kampionë dhe nuk votojnë me sy mshel, e votojnë vlerën, dëshminë në punë, kontribuesit e vlerave të qeverisjes shembullore në nivel nacional, votojnë për vepra dhe programin ambicioz në mandatin e ardhshëm.

Takimin e dytë elektoral e zhvilluam në Çikatovën e Vjetër, bashkë me Arjanit Hotin, Fitore Morina Hoxha me disa kandidate e kandidatë për Kuvendin e Komunës, ku vlerësova vullnetin qytetar për fitore më 12 tetor “Për Drenasin Kampion”.

Qytetarët i duam me mirëqenie dhe Komunën e Drenasit e duam të zhvilluar e me perspektivë, prandaj qytetarët kanë 101 arsye për të votuar “Për Drenasin Kampion”!

Vazhdojmë edhe katër!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer