Saturday, June 21, 2025

Në mesin e emrave si Modric e Kane- Dy lojtarë të Kosovës në formacionin e xhiros së dytë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji zhvilloi dy ndeshje në sezonin e ri të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e fundit, ekipi dardan arriti fitore të thellë 0:4 si mysafirë kundër Qipros.

Për rrjedhojë, dy lojtarë të kombëtares bëjnë pjesë në 11-shen më të mirë të xhiros së dytë të ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve.

Bëhet fjalë për Donat Rrudhanin dhe Lumbardh Dellovën.

Rrudhani pati një super paraqitje duke bërë dy asiste dhe duke fituar një penallti. Kështu ai është vlerësuar me notën 9.2.

Në anën tjetër, Dellova bëri një gol të bukur me t’u inkuadruar në lojë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer