Ndërmarrja publike lokale “Trafiku Urban”, ka shpërblyer me kontratë në vlerë prej 35,280 operatorin ekonomik – “Prima Consulting”, shkruan portali rajoni.org.
Tenderi ku u shpall fitues ky grup operatoresh parasheh angazhimin e një kompanie për përfaqësimin ligjorë të ndërmarrjes.
Por kush është pronari i kompanisë “Prima Consulting” dhe lidhja e tij me trafikun urban
Të gjithë e dijnë se ndërmarrja “Trafiku Urban” udhëhiqet nga i përzgjedhuri i PDK’së, Burim Maraj dhe aktivist i degës së PDK’së në Prishtinë.
Pronari i kompanisë e cila fitoj tenderin në Trafik Urban është Ardian Megjani, zbulon portali rajoni.org.
Ai gjatë sherbimit në inspektoratin e punës mbahet mend në dy raste, kur ishtë shkarkuar drejtori i KEK’ut, Njazi Thaçi dhe kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefit. Pasi qe në dy rastet në fjale ishtë treguar efikas dhe kishtë rrezuar vendimet dhe kishtë obliguar kthimin e tyre në vendin e punës.
Megjani njihet si militant i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa më parë ishte punësuar si Zyrtar i Lartë Ligjor në Inspektoratin Shëndetësor, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, në vazhdën e instalimit të aktivistëve partiakë në institucione nga partitë e koalicionit të atëhershëm qeverisës mes PDK’së, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.
Megjani, përkrahës i kamotshëm i PDK’së, në veçanti i ish-kreut të saj, ish president i vendit, Hashim Thaçi, që e tregon edhe aktiviteti i tij në rrjetet sociale, mori pozitë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë, që e udhëhiqte asokohe nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili.
Dikur si inspektor i punës, Megjani në rrjetet sociale shprehte simpati për PDK’në, por edhe për vetë ministrin e Shëndetësisë.
Në një nga postimet e tij, që tashmë rezultojnë të fshira, ai shprehte përkrahje për kandidaturën e Ismailit për degën e PDK’së në Prishtinë.
Ndërkaq, më herët, kur Hashim Thaçi kandidonte në zgjedhje për kryeministër, Megjani përfshihej edhe në aktivitetet e fushatës së tij.
Trafiku Urban nuk kthen pergjigjje
Portali rajoni.org, lidhur me kontraten në fjale ka derguar pyetje drejt zyres për informim të Trafikut Urban.
Njëra nga pyetjet e rajonit ishtë se a ka ndikuar partia apo lidhja e tij me kryeshefin për të fituar tenderin!?.
Mirëpo deri në publikim e artikullit, Trafiku Urban nuk ka kthyer pergjigjje.