E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Në Skenderaj konfiskohet një armë, arrestohet i dyshuari

Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj ka konfiskuar një armë zjarri.

Konfiskimi i armës është realizuar si rezultat i veprimeve hetimore, ku fillimisht nga ana e ankuesit ishte raportuar një rast me elemente të veprës penale të kanosjes.

Pas identifikimit dhe arrestimit nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me gjashtë fishek.


Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për hetim për veprat penale ” Kanosje ” dhe “Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar te armës”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer