Në Skenderaj për herë te parë është hapur një zyre për terapi stimulimi për fëmijë.
Duke marrë parasysh dinamikën e jetës në kohën që po jetojmë shumë fëmijë kanë nevojë për shëndetin e trupit dhe konsulta psikologjike.
Me psikologen Vlora Hadja-Dajaku jeni të hapur ta vizitoni çdo ditë pune për konsultime.
Çfarë ofron kjo zyre?
Konsulta psikologjike për fëmijë që kanë vështirësi në mësime ,vonesa të përgjithshme zhvillimore,probleme të sjelljes apo kominikimit social,fëmijët me ADHD (mungesë e përqendrimit),frikë etj.
Gjithashtu kjo zyre ka hapur dyert për fëmijët për mësim plotësues në të gjitha lëndët klasa I-V,asistencë në detyrat e shtëpisë,përseritja dhe përgatitja e njësive mësimore,për teste ,drejtëshkrim dhe bukurshkrim,aktivitete psikologjike edukativo-arsimore,mësim individual.
Me psikolgen mund të bëni matjen e intelegjencës së fëmijëve 5-8 vjeçarë me testin e quajtur Matrica Progresive e Ravenit.
Më shumë informata kontaktoni dhe rezervoni takim në nr.+38348 906 583