Feronikeli e pret Gjilanin, ndërsa Prishtina në “Fadil Vokrri” e pret Malishevën, ku të dy takimet nisin nga ora 16:00.
Gjilani nga Feronikeli kërkon fitoren e parë, pas barazimit në ndeshjen hyrëse të këtij sezoni me Prishtinën.
Ndërsa, Malisheva do të kërkojë ta befasojë Prishtinën dhe ta mbajë kreun e tabelës me pikë të plota.
Aktualisht, Malisheva gjendet në pozitën e parë me gjashtë pikë, Prishtina pozicionohet e 3-ta me katër pikë, Gjilani gjendet në pozitën e gjashtë me një pikë, ndërsa në vendin e tetë është Feronikeli me asnjë pikë dhe dy ndeshje të zhvilluara.