Nënkryetari i Mitrovicës, dhe njëkohësisht edhe kandidati për krytar nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka ndarë disa fotografi të një rrugice në fshatin Zhabar.
Në fotografi shihet krahasimi se si ishte dikur kjo rrugicë, dhe si është tash pas asfaltimit të saj.
Tahiri gjithashtu theksoi se do të trajtojnë me rradhë edhe shumë rrugë dhe rrugica të tjera.
Postimi i plotë:
Po trajtojmë çdo pjesë të qytetit, lagjeve e fshatrave. Me radhë do të trajtojmë çdo rrugë e rrugicë.
Me këto pamje se si ishte dhe si po duket tani një rrugicë në Zhabar, ju uroj natën e mirë! 🙏