Thursday, December 25, 2025

Nenkryetari Ajazi: Një Kosovë më e zhvilluar, synim i PDK-së

PDK-ja zhvilloi sot tubim në Sankoc dhe Fushticën e Epërme e të Ulët, ku U.D. Nënkryetari i degës, Driton Ajazi, bashkë me kandidatët për deputetë prezantuan pjesë të programit të partisë.

Ai ka thënë së Programi i PDK’së synon një Kosovë më të zhvilluar dhe me një të ardhme më të mirë për qytetarët.

Ajazi theksoi se ky është një rrugëtim i përbashkët me qytetarët, që do të vijojë deri në fitoren e PDK-së më 28 dhjetor.

Postimi:

Sonte, në vendlindjen time në Sankoc së bashku me banorët e Fushticës së Epërme dhe Fushticës së Ulët, vazhduam takimet tona të përzemërta në mbështetje të projektit vizionar të Bedri Hamzës për Kryeministër.

Në këtë atmosferë bashkimi e shprese, kandidatët për deputetë nga komuna jonë shpalosën pjesë të planprogramit të PDK-së, një plan që synon një Kosovë më të zhvilluar, më të fortë dhe me një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Ky rrugëtim nuk është i një individi, është një rrugëtim i përbashkët, krah për krah bashkë me qytetarët tanë deri në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës me 28 dhjetor.

Bashkë. Përpara.
#PDK130
#BedriHamza01
#FeratShala16
#FadilDemaku19
#AltinKrasniqi20
#BashkimGllareva59
#AlbulenaSaliuku71
#SalihDvorani64
#AdnanThaçi82
#ValentinaLekuGashi98
#IsakNeziri99

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer