Nenkryetari i degës së PDK’së në Skenderaj, Dr. Ragip Durmishi, sot sëbashku me bashkëpartiak është pritur në odë nga Sami Lushtaku, shkruan rajoni.org.
Pas këtij takimi, Nënkryetari Durmishi tha së PDK ka arritur ta mbrojë Bastionin e saj, dhe së do të vazhdojmë me Bedri Hamzën Kryeministër, ndërsa për listën për deputet ai tha së kandidatët nga Skenderaji meritojnë mbështetje që të jenë në Kuvendin e Republikes së Kosovës, pasi që të gjithë kanë vlera të jashtzakonshme profesionale e njerëzore.
“Sot, në kullën e Sami Lushtakut diskutuam se si para 4 vitesh me ekipen tonë të fitores dhe strukturat e palodhshem te Pdkse ishim betuar se do të punojmë fort për të mos u thyer Bastioni i PDK-së dhe ja dolem, po ashtu u zotuam se kësaj rradhe me 9 shkurt do t’ia kthejm Kosovës lavdinë, dhe kush tjeter e bën këtë më mirë se Bedri Hamza Kryeminister. Kandidatët nga Skenderaji meritojnë mbështetjen tonë që të jenë në Kuvendin e Republikes së Kosovës, të gjithë kan vlera të jashtzakonshme !
Kosovën e kemi amanet nga Hashim Thaqi e Kadri Veseli, nuk e kemi lluksin ta lëjm në dorën e atyre që akoma nuk e njohin Pavarsinë e Kosovës!”, ka shkruar Durmishi në facebook.