Tuesday, July 15, 2025

Nënkryetari Halilaj i ashpër me “të privilegjuarit” e PDK’së në Drenas: Kurrë nuk kanë ardhur nga baza, por gjithmonë janë emëruar

Nënkryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Labinot Halilaj, përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka shprehur zhgënjimin me ata që i quan “të privilegjuar të përhershëm”, të cilët, sipas tij, asnjëherë nuk kanë ardhur nga baza, por janë emëruar vazhdimisht në pozita të rëndësishme partiake, shkruan rajoni.org

“A e dini se ata kurrë nuk kanë ardhur nga baza, por gjithmonë janë emëruar?”

Postimi i Halilajt:

A e dini?

• A e dini se në Degën e Drenasit ka njerëz që gjithmonë i kanë kontribuar partisë vetëm nga pozitat e privilegjuara?

• A e dini se ata kurrë nuk kanë ardhur nga baza, por gjithmonë janë emëruar?

• A e dini se janë të njëjtit që imazhet dhe punën e të tjerëve i kanë shfrytëzuar për poena të vet politik?

• A e dini se janë dhjetëra e qindra aktivistë të devotshëm që kanë sakrifikuar shumë më tepër për partinë, por nuk janë askund?

• A e dini se në Degën e Drenasit fjala meritokraci as që ekziston – e lëre më të zbatohet?

• A e dini se luftën e vetme që dinë ta bëjnë është ajo ndaj bashkëpartiakëve, ndërsa para kundërshtarëve politik sillen si frikacakë?

• A e dini se edhe pse mbajnë diploma universitare, në mendje janë analfabetë?

• A e dini se për interesa personale kanë bashkëpunuar edhe me kundërshtarët më të mëdhenj të PDK-së?

• A e dini se për ta, asgjë tjetër nuk ka vlerë më shumë se interesi i vet personal?

• A e dini se, për çfarëdo pozite me rëndësi, gjithmonë janë po të njëjtit që i shihni aty?

E duhet ta dini se është bërë boll e nuk shkon kështu!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer