Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, njofton se sot ka takuar ish-kryeparlamentarin dhe njërin nga themeluesit e UÇK-së, Kadri Veselin, në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Tahiri shkruan se takimi ishte plot emocion, respekt e krenari.
Postimi i plotë:
Sot vizitova Kryetarin Kadri Veseli në Hagë – një takim i ngarkuar me emocion, respekt dhe krenari të thellë.
Edhe në këto rrethana të vështira, ai mbetet i palëkundur, i qetë dhe i vendosur për të mbrojtur të vërtetën dhe nderin e luftës sonë çlirimtare.
Fjalët dhe qëndrimi i tij më mbushën me forcë dhe besim. Ai nuk është vetëm – me të është historia, e vërteta dhe një popull që nuk harron kurrë sakrificën për liri.
Krenar me ty, Kryetar!