Zëvendës kryetari i degës së PDK’së në Skenderaj, Dr. Ragip Durmishi ka reaguar pas deklarimit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, ka thënë së ish krerët e UÇK’së po mbahen peng në Hagë, dhe i njëjti ka pyetur së si ka mundësi që bë këtë Kuvend s’u ngrit asnjeherë asnjë rezolutë për procesin e padrejtë, shkruan portali rajoni.org.
Durmishi pasi ka shpërndarë një citim të Edi Ramës ka thënë së rezolutë kanë mundur të kërkojnë edhe opozita duke lënë të nënkuptoj për Partinë Demokratike të Kosovës.
“Ke shumë të drejtë, por rezolutë kanë mundur të kërkojnë edhe opozita jonë e dashur, që thirrët së është ADN e UÇK’se!”, ka shkruar Dr. Durmishi në facebook.