Friday, March 20, 2026

Nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, falë dhe uron qytetarët për Fitër Bajram

Nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite pas një muaji sakrifice dhe përkushtimi.

Ai ka vlerësuar se muaji i Ramazanit shërben si kujtesë për durimin, besimin dhe solidaritetin ndërmjet njerëzve, duke shtuar se kjo festë i gjen qytetarët më të fortë në besim dhe më të afërt me njëri-tjetrin.

Me këtë rast, Nura ka uruar shëndet, paqe dhe mirëqenie për të gjitha familjet, duke përmbyllur mesazhin e tij me urimin: “Gëzuar Bajramin!”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer