Mitrovicë, 14 prill 2025 – Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka bërë sot homazhe për të kujtuar viktimat e masakrës në rrugën e Kovaçëve, një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e qytetit, shkruan rajoni.org.
Në fjalën e tij, Tahiri theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive për këtë masakër dhe shprehu solidaritetin me familjet e viktimave.
“Çdo vit kujtojmë vrasjen e civilëve të pafajshëm në këtë lagje dhe bashkëndjejmë dhimbjen me familjet e tyre,” u shpreh ai.