Arian Tahiri, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës ka publikuar pamje të renovimit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”.
Nga pamjet e publikura nga Tahiri, ky objekt tani ka marrë krejt pamje tjetër.
Postimi i plotë:
Jam shumë i lumtur të shoh pamjen që ka marrë pas renovimit Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” dhe Teatri i Qytetit “Muharrem Qena”.
Sonte skena do të rihapet dhe mund ta shijojmë sërish artin në një sallë të transformuar.