Zv. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri është takuar sot me mitrovicasen Agnesa Veselin, nënkampione e Evropës në Muay Thay.
I pranishëm ishte edhe trajneri i saj.
Postimi i plotë:
Kam pritur mëngjesin e sotëm nënkampionen e Evropës në Muay Thai, Agnesa Veselin dhe trajnerin Shukri Sadikun.
Ata më treguan për rrugën e suksesit, e unë i falenderova që e kanë bërë krenare Mitrovicën.