Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vazhduar takimet me rininë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ai ka theksuar përkushtimin dhe entuziazmin që rinia e Mitrovicës po tregon çdo ditë. Tahiri ka shtuar se rinia është motori i zhvillimit dhe ka shprehur mbështetje të plotë për ta, duke thënë:
“Ne jemi me rininë, e rinia është me ne!” Ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre.