Nënkryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht edhe kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së për këtë komunë, Arian Tahiri ka vazhduar vizitat e tij nëpër institucionet shkollore në Mitrovicë për të parë sërish nga afër përgatitjet për vitin e ri shkollor 2025/2026.
Ai ka theksuar se ka parë një gatishmëri nga mësimdhënësit, dhe stafi shkollor për të pritur nxënësit gjatë 1 shtatorit.
Tahiri gjithashtu falenderoi të gjithë punëtorët e arsimit për angazhimin e tyre në pregatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Postimi i plotë:
I kam vazhduar edhe sot vizitat në shkollat e Mitrovicës, për të parë nga afër përgatitjet e nevojshme për nisjen e vitit të ri shkollor.
Në çdo shkollë po shoh gatishmëri tek mësimdhënësit dhe stafi i shkollave për t’i pritur nxënësit më 1 shtator.
Faleminderit të gjithë mësimdhënësve dhe punëtorëve të arsimit🙏