Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar sot kompaninë KRM “Uniteti”.
Ai tha se me u.d së kryeshefit, Ylber Murtezaj, dhe kryesuesin e Bordit, Fatmir Hyseni, biseduan për sfidat dhe planet e punës për të ardhmen.
Postimi i plotë:
Sot kam vizituar KRM “Uniteti”, për t’i dhënë përkrahje për punë u.d të kryeshefit, Ylber Murtezaj.
Me kryeshefin Murtezaj dhe kryesuesin e Bordit Fatmir Hyseni, biseduam gjerë e gjatë për sfidat, por edhe për planet e punës për të ardhmen.
Roli i kompanisë së pastrimit është i madh, pasi punëtorët e saj na mundësojnë një qytet të pastër, për cka i falenderoj përzemërsisht.