Policia ka kërkuar bashkëpunim për identifikimin dhe arrestimin e një gruaje, e dyshuar për shpërdorim i pasurisë së huaj.
Në njoftim, policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendodhjes së saj, të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.
“Njësiti Hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”.
“E dyshuara kërkohet për veprën Shpërdorim i pasurisë së huaj. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendodhjes së saj kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e policisë.