Njësiti i Hetimeve të Stacionit të Lipjanit, me autorizim nga Prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe vendndodhjen e personit të dyshuar, i cili është identifikuar si: Abdiovski Nafi, i dyshuar për përfshirje në veprën penale të mashtrimit.
Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e këtij personi. Të gjithë ata që kanë informacione mund të kontaktojnë Policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes e-mailit [email protected].
Çdo informacion është i rëndësishëm për zbatimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personit të dyshuar
Njësiti i Hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar që është identifikuar:
– ABDIOVSKI NAFI, kërkohet për përfshirje veprën mashtrim.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected].