E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nëse shpallet fajtor, P.Diddy mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Reperit P.Diddy, i është mohuar lirimi me kusht pasi u deklarua i pafajshëm për një rast të trafikimit seksual.

Një gjykatës federal i Nju Jorkut e la në paraburgim muzikantin pasi prokurorët argumentuan se ai ishte një “rrezik serioz”.

Sean Diddy Combs, 54 vjeç, u arrestua të hënën në mbrëmje, i akuzuar për drejtimin e një sipërmarrjeje kriminale të paktën nga viti 2008 që mbështetej në drogë dhe dhunë për të detyruar gratë të “plotësonin dëshirat e tij seksuale”, sipas prokurorëve.

Një aktakuzë prej 14 faqesh e akuzon atë për shantazh, trafik seksual me forcë dhe transport për t’u angazhuar në prostitucion. Nëse shpallet fajtor për të tre akuzat, reperi dhe producenti i muzikës do të përballet me një dënim prej 15 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Ai kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona sportive gri gjatë paraqitjes së së martës në gjykatë në Manhatan.

I pyetur nga gjyqtari i magjistraturës amerikane Robyn Tarnofsky se si dëshironte të deklarohej, Combs u ngrit në këmbë dhe tha: “I pafajshëm”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer