Nesër është paralajmëruar se do fillojnë punimet për ndërtimin e subqëndres në Likoc, transmeton portali rajoni.org.
Këtij lajmi ju kanë gëzuar militantet e PDK’së në Skenderaj, të cilët përmes postimeve në rrjetin social “facebook” kanë dhënë lajmin së projekti në fjale do të nis nesër në ora 14:00, anisë të njëjtit nuk kanë treguar së projekti që do të ndértohet i është dhënë kompanisë fituese për 461,468 euro me e shtrenjtë se oferta me e lire e ofruar për ndërtimin e saj.
Pra, Komuna e Skenderajt e ka shpallur fitues të tenderit për ndërtimin e subqendres në Likoc, grupin e operatorëve ekonomik “Zed Architects, Ndertimi, Haxha Com shpk”, zbulon portali rajoni.org.
Oferta e këtij grupi të operatorëve ekonomik që fituan tenderin është 1,075,473 euro, e që është 461,468 euro me e shtrenjtë se oferta me e lire e ofruar në këtë gare.
Portali rajoni.org ka hulumtuar se cilat kompani kanë ofertuar në tender dhe me çfarë çmimesh kanë ofertuar, ku ka gjetur se me çmimin më të lirë kishte ofertuar grupi i operatorëve ‘ A-Z group, T&Design, Kopshti Shpk” të cilët kishin ofertuar me 614,005 euro.
Në dokumentin e autoritetit kontraktues (komuna e Skenderajt) të siguruar nga portali rajoni.org, i cili i njofton operatorët ekonomik për fituesin dhe jepen arsyetimet dy grupeve të operatorëve pse janë elinimuar, tregohet arsyeja e eliminimit të ofertuesit më të lirë, që faktikisht është mbi 461 mijë euro më i lirë se fituesi i tenderit, që në këtë rast komuna do të paguaj mbi 461 mije euro më shumë fituesit se sa do t’i paguante ofertuesit më të lirë.
“Vlerësohet oferta e papergjegjshme per arsye se ka gabime aritmetike ne paramasë të cilat e tejkalone vlerën +-/ 2%. Nuk eshte vazhduar validiteti i ofertes dhe sigurimit te tenderit”, thuhet në arsyetimin e komunës së Skenderajt të nënshkruar nga Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit.
Por kush është pronari i kompanisë “Zed Architects”, Zymer Delija?
Pronari i kompanisë “ZeD Architects”, është ish drejtori i Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Zymer Delija.
Kujtojmë që ai para rreth dy vitesh kishte dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit. Siç thuhej ai kishte kërkuar nga kryetari i Komunës që ta lirojë nga detyra për shkak të angazhimeve të mëdha private qe ai i ka në biznesin e tij familjar.