E premte, 25 Tetor, 2024

Nesër varroset 52-vjeçari që vdiq në rrethana të dyshimta në Skenderaj

Nesër nga ora 13:00 në fshatin Abri e Poshteme të Skenderajt do të varrosët 52-vjeçari, Driton Behrami, i cili dyshohet se vdiq si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Vdekje për të cilin policia edhe ka filluar hetimet, shkruan portali rajoni.org.

Lajmin për ceremonine e varrimit e ka dhënë babai i Dritonit, Jetishi përmes rrjetit social “facebook”.

Por kush është Driton Behrami!?

Dritoni u lind në fshatin Abri e Ulët, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Skenderaj. Që në moshë të re filloi të merret me sportin e mundjes. Tri herë ishte kampion i Kosovës në mundje për junior, ndërsa dy herë ishte nënkampion. Ndër të tjera ishte edhe kampion i Jugosllavisë në kategorinë e rëndë për junior dhe fitues i medaljes së artë. Të gjitha këto mirënjohje dhe medalje Dritoni i fitoi në sajë të angazhimit të palodhshëm të trajnerit Beqir Qerimi. Beqir Qerimi ishte një ndër trajnerët më të suksesshëm që kishte Drenica jo vetëm në mundje por, dhe në shumë diciplina tjera sportive.

Dritoni përveç tjerash ishte një djalë besnik, bujar, i dashur, edhe guximtar. Kishte sens për humor dhe ishte shumë i dashur për shoqëri.

Çka dihet për vdekjen e tij e cila u cilësua e dyshimtë?

Sipas Policisë së Kosovës, babai i të ndjerit ka kërkuar ndihmën e ekipit mjekësor të Emergjencës, për shkak të gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhej i biri.

Ekipi mjekësor pasi ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë, e kanë pasur të pamundur që t’i ofrojnë ndihmë tashmë të ndjerit dhe janë larguar nga shtëpia e tij, për t’u kthyer sërish më vonë.

E, herën e dytë që shkuan në shtëpinë e 52-vjeçarit, ku i kanë dhënë një qetësues viktimës, e që gjithçka pasoi me përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Rreth orës 09:40 në Stacion Policor është paraqitur prapë ankuesi pasi që sipas tij e kishte hapur derën ku qëndronte djali i tij dhe ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë ekipi mjekësor. Rreth orës 09:45 të dy njësitë policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar prapë në atë lokacion ku nga ekipi mjekësor i është dhënë një qetësues, por pas disa minutave personit iu ka keqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në QKMF Skenderaj për trajtim, por mjeku kujdestar rreth orës 09:50 ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer