E enjte, 24 Tetor, 2024

Nesër varroset në Skenderaj, punëtori që humb jetën në Ulqin

Nesër nga ora 14:00 në fshatin Kozhicë të Skenderajt do të varroset, Fejzullah Brahimi,  i cili vdiq si pasojë e një aksidenti derisa ishte duke punuar në një punishtë në Ulqin, shkruan portali rajoni.org.

I ndjeri ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar, miq dhe dashamirë,

Shumë prej juve jeni në dijeni se me 26 janar 2024 vdiq familjari ynë Fejzullah Januz Brahimi deri sa ishte duke punuar në Mal të Zi. Andaj varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 30 janar në varrezat e fshatit Kozhicë të Komunës së Skenderajt.

Përveç se familjar i yni, Fejzullahu ishte edhe veteran i UÇK-së dhe pas vetes la shumë shokë e dashamirë, andaj iu ftojmë që të na u bashkëngjitni nesër nga ora 14:00 për ceremoninë e varrimit të tij.

Ardhja juaj do të na nderoj dhe lehtësoj dhimbjen tonë në këto ditë të vështira.

Me shumë respekt dhe mirënjohje,

Familja BRAHIMI

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer