Manuel Neuer është gati të kthehet në fushë pas një dëmtimi që e la jashtë prej 10 muajsh.
Portieri gjerman nuk ka luajtur që nga dhjetori i kaluar, kur pësoi një aksidenti duke bërë ski.
Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano deklaroi se Neuer do të startojë kundër Darmstadt, sipas një njoftimi të dhënë nga trajneri Thomas Tuchel.
“Manuel Neuer, më në fund kthehet. “Ai do të fillojë nesër kundër Darmstadt, sapo ka njoftuar Thomas Tuchel. Ne po e presim me padurim, Manuel gjithashtu”, shkruan Romano në Twitter.