E premte, 20 Shtator, 2024

Neymar i nënshtrohet testeve mjekësore me Al Hilal, do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare

Neymar përfundimisht po lagohet pas 6 viteve nga PSG, duke u transferuar në Ligën Pro Saudite.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain po kryen testet mjekësore përpara transferimit të tij të propozuar në klubin e Ligës Pro saudite, Al Hilal, raporton The Athletic.

Neymar, 31 vjeç, do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Al Hilal.

Braziliani kishte luajtur gjatë gjithë para-sezonit të PSG-së, por u bë e qartë javën e kaluar se ai – si dhe mesfushori Marco Verratti – nuk ishin në planet e klubit për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri Luis Enrique.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer