E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Neymar kthehet në Brazil në qershor, ekipi ku do të luajë

Rikthimi i Neymarit tek skuadra e Santosit është gjithnjë e më afër. Ëndrra mund të bëhet realitet. Nënkryetari i Bordit të Drejtorëve deklaroi në Programin Pânico se ishte në bisedime me numrin 10 të Brazilit:

“Neymar vjen tek Santosi në qershor. Kjo është biseda që po bëjmë”, tha Osvaldo Nico.

Neymar nënshkroi për Al Hilal në gusht 2023 për një shifër afër 80 milionë euro. “Ylli” brazilian përfundon kontratën e tij në qershor 2025.

Koha e tij në Arabinë Saudite nuk filloi siç pritej. Ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të majtë, gjë që e mbajti jashtë fushës së lojës për një vit.

Vetëm pak ditë më parë ai u rikthye për të luajtur disa minuta me klubin e tij më 21 tetor, kur mposhtën 5-4 Al Ain në një ndeshje të Championsit të Azisë.

Edhe Teixeira, president i Santos, e konfirmoi shkurtin e kaluar kontaktin me Neymarin: “Biseda ishte e shpejtë, por janë gjithmonë ato më të shpejtat që kanë një efekt të mirë. Jo, jo, është herët (për të nënshkruar një parakontratë). Ai ende duhet të rikuperohet më mirë. Ai do të vazhdojë me përvojën atje dhe më pas do të vijë”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer