Asamblistja e Kuvendit Komunal të Drenasit, Egzona Tërdevci nëpërmjetë rrjetit social “facebook” ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, shkruan portali rajoni.org.
Tërdevci e ka akuzuar Ramiz Lladrovcin për keqqeverisje, deshtime në qeverisje, pazare dhe i njëjti nga ajo është cilësuar analfabet funksional.
“Nëse ka guxim Ramiz Lladrovci, t’ia bëjmë një test në diktim që të shkruaj, nga 30 fjalë të diktimit, analfabeti 36 i shkruan gabim. Për këtë arsye atë e shporren nga posti i Ambasadorit në Shqipëri, urdhëri ishte i qartë: kthejeni mbrapshtë andej nga ka ardhur”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Tërdevcit:
Ramiz Lladrovci në një reagim në të cilin ka renditur të gjitha dështimet e tij, duke filluar nga premtimet e rrejshme për investime, pastaj mashtrimi me vendet e punës, e deri tek humbja e milionave që qytetarët e Drenasit kurrë nuk do t’i shohin nën qeverisjen e tij, paska provuar sërish fajin t’ia hedhë opozitës, ky mashtrim nuk shitet më.
Më lejoni t’ia rikujtoj imbecilit, që ndjehem pafundësisht krenare që kemi pamundësuar dhënien në shfrytëzim të pronave komunale për dostat e imbecilit. Pronat jipen nëse ato janë në interesin e qytetarëve dhe jo në interes të një grusht njerëzish përfitues e zhvatës.
Sa herë që prona publike rrezikon të keqpërdoret dhe sa herë që interesi qytetarë cenohet, imbecili do të më ketë përballë.
Nuk lejoj në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim që borxhet të cilat mund t’i ketë Ramiz Lladrovci t’i paguaj me taksa të qytetarëve apo me prona publike. Nuk ka shantazh, presion e as kërcënim që na ndalë.
Sa i përket përgatitjes e njohurive të mia, një analfabet funksional sikur ai është i fundit që mund të jap vlerësim. Nëse ka guxim Ramiz Lladrovci, t’ia bëjmë një test në diktim që të shkruaj, nga 30 fjalë të diktimit, analfabeti 36 i shkruan gabim. Për këtë arsye atë e shporren nga posti i Ambasadorit në Shqipëri, urdhëri ishte i qartë: kthejeni mbrapshtë andej nga ka ardhur.
Madje është i njohur rasti kur Kryeministri i Shqipërisë nuk e kishte përshëndetur, sepse sipas tij kishte menduar që punon sigurim në ambasadë, në fakt ky as për sigurim nuk i plotëson kriteret.
Ky debati (le ta quajmë debat) përmes publikimeve është i mërzitshëm sepse më duhet të pres edhe 8 ditë të tjera derisa Ramiz imbecili të më përgjigjet dhe kjo ndodhë për shkak se ai nuk di të shkruaj, i duhet t’i mbledhë këshilltarët e tij (të cilëve iu kërkoj falje që do t’i mundoj edhe pas këtij statusi) dhe t’ia përgatisin kundërpërgjigjen. E në rast se mund t’ia huqin me ndonjë datë ose ligj, vaj halli për ta, imbecili i ndrydhë.
Gjithë angazhimin tim ia kam dedikuar qytetarëve dhe interesit të tyre të përgjithshëm, ku do dhe kur do që ata kanë nevojë do të jem krah tyre.
Tashmë të gjithë e kanë kuptuar që fundin e mandatit imbecili është duke e shfrytëzuar si “aksham pazari” për vete dhe përfituesit përreth tij, në kurriz të qytetarëve.
Brenda në kuvend si asamblistë, e jashtë kuvendit me qytetarë do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për ta ndalur imbecilin.
Frikë nuk kemi, vendosmëri dhe vullnet të çeliktë kemi pafundësisht.