Sipas njoftimit të ministrisë së Drejtësisë, noterët e rinj do të fillojnë ushtrimim e detyrës nga data 7 prill 2025.
Blerta Dobra Geci, një profesionistë e dëshmuar, do të filloj zyrtarisht punën si notere në qytetin e Skenderajt, me lokacion përballë objektit të Komunës (Rruga 28 Nëntori), shkruan rajoni.org.
Pas një përvojë si udheheqese e zyres ligjore në Komunën e Skenderajt dhe si Drejtoreshë e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, Dobra Geci, ka fituar besimin dhe respektin e komunitetit, kolegëve dhe institucioneve për përkushtimin, integritetin dhe profesionalizmin e saj të lartë.
Emërimi i saj si noter vjen si rezultat i një procesi të rregullt dhe të bazuar në kritere ligjore dhe profesionale të përcaktuara nga Ministria e Drejtësisë.
Hapja e kësaj zyre vlerësohet si një lajm i mirëpritur nga qytetarët e Komunës së Skenderait pasi që deri më tani nuk ka pasur zyre noterie në këtë qytet, dhe të njejtit vazhdimisht është dashur të marrin shërbime nga noterët e komunave përreth./Rajoni.org/