Friday, February 21, 2025

Nga Big Brother në politikë, Lumbardh Salihu nuk arrin të sigurojë votat e mjaftueshme për deputet

Kur LDK e bëri publike listën e tyre me kandidatët për deputetë, emri i Lumbardh Salihut mori vëmendje.

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2” megjithatë nuk arriti të performojë mirë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas listës së përditësuar të numërimit të votave që gazeta online Reporteri.net ka siguruar, Lumbardh Salihu nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të përfituar mandatin e deputetit.

Sipas kësaj liste ai ka arritur të sigurojë vetëm 5 mijë e 118 vota, të pamjaftueshme për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lumbardh Salihu u bë i njohur në publik me pjesëmarrjen e tij në edicionin e kaluar të formatit “Big Brother VIP”, ku edhe fitoi.

Para kësaj, ish-futbollisti dhe modeli nuk ishte një fytyrë shumë e njohur për publikun kosovar.

Ai është djali i ish-deputetit të VV-së, Salih Salihu, i cili më 2018 në valën e largimeve, e braktisi VV-në, duke iu bashkuar grupit të ri parlamentar “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, që përbëhej nga të larguarit nga Vetëvendosja./Reporteri.net/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer