Saturday, October 4, 2025

Nga Godanci e Dobrosheci: Sa më shumë shpifje e shantazh, aq më shumë po rritet mbështetja për Ramiz Lladrovcin

Kandidati për kryetar të Drenasit nga lista “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur tubime zgjedhore në Dobroshec dhe Godanc, ku së bashku me Donika Prenkun dhe kandidatët për asamble ka prezantuar disa nga 101 arsyet për të votuar më 12 tetor.

Ai theksoi se qeverisja e deritanishme ka sjellë rezultate në arsim, shëndetësi, infrastrukturë e fusha të tjera, duke garantuar administratë efikase dhe transparente në shërbim të qytetarëve. Sipas tij, këto arritje janë vlerësuar edhe nga institucionet vendore e ndërkombëtare, çka ka sjellë mbi 6 milionë euro investime në projekte kapitale.

Ai shtoi se shpifjet dhe dezinformatat për punën e Komunës nuk e ndalin përkrahjen qytetare dhe fitoren.

Postimi:

Qytetarët e Dobroshecit e Godancit morën pjesë në tubimin zgjedhor, ku së bashku me Donika Prenkun dhe kandidatët e Listës “Për Drenasin Kampion”, prezantuam disa nga 101 arsyet për të votuar më 12 tetor, për të vazhduar qeverisjen e mirë, transparente e llogaridhënëse.

Arritjet tona, në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe fushat tjera, me administratë efikase dhe në shërbim të qytetarit, kanë gjetur përkrahje e vlerësim nga institucionet vendore e ndërkombëtare. Ne jemi mirënjohës, sepse, me këto vlerësime, kemi sjellë edhe mbi gjashtë milionë euro investime për projektet kapitale.

Ne nuk presim pranim apo mirënjohje nga keqbërësit apo nga bedelët për punën tonë, sepse, ata kanë syze të zeza dhe Drenasin e shohin si hapësirë për uzurpim, hapësirë për keqpërdorim, korrupsion e interesa private. Ne këtyre tendencave të keqbërësve ua kemi bërë të pamundur qasjen gjatë qeverisjes së mirë me qytetarët. Kështu do të jetë edhe në mandatin që na pret.

Për ata që shpifin e dezinformojnë për arritjet e Komunës së Drenasit dhe qeverisjes time, ju them se ju njohim, e keni traditë, po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë dhe fitoren me 101 arsye, nuk mund ta ndalni.

Vazhdojmë edhe katër!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer