Një tjetër javë e suksesshme ka qenë për futbollistët kosovarë që luajnë në kampionate të ndryshme nëpër botë.
Telegrafi në bashkëpunim me SofaSocren vazhdon të sjell pesë futbollistët e Kosovës më të vlerësuar në fundjavën që sapo kemi lënë pas.
Florent Muslija ka marrë notën më të lartë 9,1 pasi ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Paderbornit 3-0 ndaj Schalke 04.
Mesfushori kosovar realizoi dy gola spektakular për t’i dhuruar tre pikë të reja skuadrës së tij.
Edon Zhegrova ishte vendimtar në fitoren e Lille në udhëtim te Le Havre me një gol fantastik që realizoi në pjesën e parë.
Paraqitje shumë të mirë pati edhe Vedat Muriqi që realizoi gol në La Liga me fanellën e Mallorcës kundër Rayo Vallecanos.
Sulmuesi tjetër nga Kosova, Shkëlqim Vladi gjeti golin me Luganon në përballje ndaj Winterthur.
Gol vendimtar realizoi edhe Emir Sahiti duke fituar derbin me Hajdukun e Splitit përballë Dinamo Zagrebit 1-0. /Telegrafi/