Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka mbajtur një konferencë për media ku ka ngritur shqetësime serioze lidhur me situatën financiare dhe institucionale në kryeqytet.
Ai konfirmoi se nga nesër do të ndërpritet transporti publik.
“Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, u shpreh kryetari i Prishtinës në këtë konferencë njofton Klankosova.tv.
Ai theksoi se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë.