Monday, December 8, 2025

Nga PDK te AAK – Ardian Kastrati i bashkohet Ramush Haradinajt

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmi është bëri i ditur nga Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ardian Kastrati, nga sot krah nesh! Profesor i shkencave politike dhe një figurë e formuar në akademi, institucione dhe diplomaci”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Nga Lëvizja Studentore ’97–’98 e deri te përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj theksoi se Kastrati “u dallua si një ndër figurat më të zëshme, më aktive dhe i palëkundur në qëndrimet e tij”.

“Mirësevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi të vendosur dhe të qartë se çka duam për Kosovën tonë: Zhvillim, siguri dhe integrim”, potencoi ai.

Kastrati ishte zgjedhur deputet i PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 – paraprakisht ai ka qenë analist politik.

Ai kishte dështuar që të rizgjedhej deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Pas kësaj, Kastrati kishte filluar kritikat ndaj udhëheqësisë së PDK-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer